Këngëtarja e njohur Britney Spears dëshiron të eksperimentojë aftësitë e saj në një fushë tjetër, e cila largohet disi nga muzika.

Spears është duke negociuar me shtëpinë botuese “Harper Collins”, për të botuar novelën e saj të parë.

Mesa duket këngëtarja ka vendosur të shndërrohet në shkrimtare, jo me një libër autobiografik por me një novelë fantastike.

Sipas mediave ajo është duke ndjekur hapat e aktores Lauren Conrad, e cila publikoi “L.A Candy” që rezultoi një nga librat më të shitur në Amerikë.

Aktualisht Spears është pjesë e jurisë në X-Factor USA.

(xh.k/shqiptarja.com)