“Sonte kemi një të ftuar nderi, Zvpresidentin e sapozgjedhur Pence…” kështu u drejtua në fund të musical  “Hamilton” aktori Brandon Dixon.

Ai luante rolin e zv presidentit të tretë të historisë së SHBA Arron Burr.

Edhe një mesazh nga ana e aktorëve: “ Ju urojmë mirëseardhjen dhe ju falenderojmë që ndoqët musicalin tonë. Ne zotëri jemi Amerika e diverisitetit , por jemi të alarmuar e të shqetësuar  se adminsitrata e re nuk na mbron, nuk mbron planetin tonë, fëmijët tanë, prinndërit tanë. Shpresojmë që ky spektakël  ku ka inspiruar  që të mëbshtesin vlerat tona amerikane, dhe të punoni për ne të gjithë”.

Përpara se të niste shfaqja Mike Pence zvpresidenti i SHBA , në krah të Donald Trump u prit me fishkëllima dhe duartrokitje aspak mikpritëse.