Broja lë pas COVID-it, kombëtarja e pret në grumbullim! Islanda kundërshtari i parë, kuqezinjtë bilanc negativ

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur  ditën e 7 të përgatitjeve për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ku fillimisht më 6 qershor në transfertë do përballet me Islandën. Lajmi i mirë është se Broja ka lënë pas COVID-in dhe ka nisur të stërvitet veçmas, ndërsa në ditët në vijim pritet të mbërrijë në grumbullimin e kombëtares.

Sa i takon kundërshtarit të ardhshëm, Islandës, kuqezinjtë kanë një bilanc negativ. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në 2004 kuqezinjtë që drejoheshin nga Brigel fituan në miqësore me rezultatin 2-1, ndërsa në dy sfidat e radhës për kualifikueset e Botërorit 2014 Islanda ia doli në të dyja rastet po me shifrat 2-1. Fitoren e tretë kundër Shqipërisë Islanda e mori në 2019 teksa mposhti kuqezinjtë 1-0 në Rekjavik për kualifikueset e Europianit, ndërsa 3 muaj më pas të besuarit e Edy Reja-s u hakmorën në ‘Elbasan Arena’ 4-2. Pra në total janë zhvilluar 5 ndeshje, 3 janë fituar nga Islanda dhe 2 nga Shqipëria.

“Për mendimin tim dhe të skuadrës jemi favoritë. Ne shpirtërisht mendojmë se kemi çdo mundësi të fitojmë dhe mund ta konfirmoj se kemi vullnetin jo 100, por 200% për të dhënë maksimumin dhe për të arritur vendin e parë për të kaluar në Ligën A ku kemi kundërshtarë shumë të fortë,”-u shpreh Frederik Veseli, futbollist i Kombëtares. 

4 ditë pas ndeshjes me Islandën, me 10 qershor kuqezinjtë presin Izrealin në ‘Air Albania’ po për Ligën e Kombeve.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët  e kriminalistikës

Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët  e kriminalistikës