Brokaj: Berisha përfiton nga
karakteri prej pule i së majtës

Brokaj: Berisha përfiton nga<br />karakteri prej pule i së majtës
Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj analizon shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të Sali Berishës, i cili ftoi publikisht shqiptarët të rrëmbenin armët kundër qeverisë dhe rendit kushtetues. Për Shqiptaren.com, Brokaj rendin disa arsye, të cilat zbërthejnë krizën psiko-emocinale të Sali Berishës. Si shkak të parë, Sabit Brokaj, rendit një xhelozi të sëmurë, e cila buron nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, Berisha nuk e ka përballuar dot emocionalisht pritjen që Presidenti Obama i rezervoi kryeministrit Edi Rama. “Për mua nuk është e jashtëzakonshme ajo që bëri Sali Berisha.

Madje, është qenia e Sali Berishës në vetvete. Ai ka një veçori shumë interesante në raport me politikanët e tjerë. Ai ka kriza të thella psiko-emocionale, ku i nxjerrë të gjitha vetë. Shpërthimi nuk ka ardhur rastësisht. Berisha ka një xhelozi të tmerrshme, se si ka mundësi që Obama të presë Edi Ramën. Kjo është arsyeja e parë. Vizita e Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë e ka çekuilibruar mendërisht”, shprehet Sabit Brokaj.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës