Modelja angleze Kelly Brook është zhgënjyer shumë nga i dashuri i saj Danny Cipriani.
Kjo pasi modelja bukuroshe ka gjetur disa mesazhe të partnerit të saj në telefonin e tij, ku ai shkruan me një femër tjetër.
Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar, kur Kelly ka gjetur mesazhet e shkëmbyera në telefonin e lojtarit të ragbit, siç ka raportuar e përditshmja “The Sun”.
Është hera e dytë që çifti ndahet, pasi ata kanë pasur edhe një shkëputje në lidhjen e tyre edhe më parë.

Një burim ka thënë se përveç të gjithave Danny ka fjetur me femrën misterioze duke e tradhtuar kështu modelen edhe fizikisht.
Menjëherë pasi Kelly ka marë vesh këto gjëra e ka dëbuar Ciprianin nga shtëpia e saj në Londër, madje ka fshirë të gjitha foto me të në Instagram.
Kjo sigurisht nuk është e çuditshme pas tradhëtisë që i ka bërë ai.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com