Tre vjet pas incidentit të ndodhur mes Chris Brown dhe të dashurës e atëhershme Rihanna ai do të marrë sërish pjesë në Grammy Awards. Pas sulmit të kryer nga Brown në mbrëmjen festive para çmimeve Grammy 2009 karriera e tij për pak sa nuk mbaroi. Megjithatë sipas Daily Mail burime jo zyrtare shprehen se Brown do të performojë natën e Grammyve. Gjithashtu edhe Rihanna do të marrë pjesë në këtë event pasi është nominuar për katër çmime të tilla.
/Shqiptarja.com
