Bruce Springsteen: Në kulmin e
suksesit kam menduar vetëvrasjen

Bruce Springsteen: Në kulmin e <br />suksesit kam menduar vetëvrasjen
TIRANE - Këngëtari i njohur Bruce Springsteen, i cili shpesh thirret nga mediat dhe miqtë si "The Boss", ka vuajtur nga depresioni dhe ka menduar shpesh edhe vetëvrasjen. Rrëfimi intim i këngëtarit i cili famën e mori në vitet 80 dhe pikërisht në këto vite ai ka vuajtur nga depresioni është bërë për të përjavshëm "The New Yorker".

Springsteen rrëfen se është këshilluar për 30 vjet rresht me një psikoanalist i cili e ka ndihmuar të largojë ndjesinë e keqe në kraharor dhe mendimet negative, thotë ai.

Këngëtari sqaron se pas 30 vitesh luftë me demonët e depresionit ka fituar ai dhe shprehet se është një çlirim i madh të jetosh duke u ndjerë në paqe me veten tënde.

Duke kujtuar vitet 80, Springsteen tregon sesi ka përjetuar suksesin përmes një gjendje shpirtërorë të brishtë ndoshta falë të cilës ai ka mundur të krijojë këngët hite të suksesit. “Pikërisht në vitet kur po jetoja një sukses botëror u përballa me shenjat e depresionit. Kisha frikë se mos do përfundoja si babai im i cili ishte gjithashtu një njeri që kish vuajtur nga depresioni. Shihja atë të izoluar dhe të trishtë dhe trembesha se edhe unë do përfundoja ashtu një ditë. Edhe sot e kësaj ditë kam shenja të jetës time të mëparshme e cila nuk ka qenë aspak normale, por me kohën çdokush besoj i transformon ato në qëllime dhe ju jep një kuptim”.

Sipas “The New Yorker”, “The Boss” ja ka dalë të fitojë betejën për jetën dhe familjen tij. Gruaja dhe nëna e tre fëmijëve të Springsteen thotë se ai nuk është më një njeri i izoluar por prej kohësh ka mundur të shohë brenda vetes së tij dhe “jetojmë një jetë familjare të qetë”.

(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij