Bruce Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale (FTD). Aktori u diagnostikua rreth një vit më parë, gjë që e bëri atë të tërhiqej nga aktrimi. Në njoftimin e bërë nga vajza e tij, ajo shprehet se gjendja e të atit është rënduar, por i lumturon fakti që më në fund kanë një diagnozë të qartë në duar, pasi tashmë e dinë se me çfarë po përballen.

“Gjendja e Bruce ka përparuar dhe tani kemi një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale (e njohur si FTD). Fatkeqësisht, sfidat e komunikimit janë vetëm një simptomë e sëmundjes me të cilën ai po përballet. Edhe pse kjo është e dhimbshme, është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, thotë ndër të tjera e bija, Ramer Willis në publikimin e saj.

Gjendja në fjalë prek lobet e trurit, të vendosura menjëherë pas ballit. Ata janë përgjegjës për sjelljen, emocionet, zgjidhjen e problemeve dhe planifikimin. Personi që vuan nga kjo sëmundje shfaq ndryshime në personalitetin e tij, sjellje obsesive, por edhe vështirësi në të folur.

Megjithatë, pas zbulimit të kësaj sëmundjeve, duke dashur të gëzojnë yllin e Hollivudit, si dhe familjen e tij, të cilët po kalojnë periudha të vështira, fansat e kanë postuar vazhdimisht videon në Twitter për të kujtuar se "asgjë nuk e pengon Bruce Willis".

“Asgjë nuk mund të më rrëzojë. Jam sulmuar nga terroristët, asteroidët, kritikët e filmit, kritikët e muzikës, avokatët e divorcit dhe asgjë nga këto nuk më ka penguar, sepse unë jam ende i mallkuar Bruce Willis”, dëgjohet duke thënë aktori në video .

Pas fjalimit të tij aso kohe, publiku shpërtheu në duartrokitje.