BRUKSEL- Mbështetëa të Aleancës Kuq e Zi protestuan sot në mëngjes në dyert e Komisionit Evropian duke kërkuar që largimin e Berishës ta bëjnë kusht për integrimin e Shqipërisë. Protesta u zhvillua sot në orët e para të mëngjesit kur të gjithë drejtuesit e këtij komisioni fillonin ditën e punës.
Të veshur me me uniforma kuqezi dhe me parulla "Kusht i BE-së, Berisha largohu" aktivistëte Aleancës Kuq e Zi kërkuan "që procesi i integrimit në BE të kushtëzohet me largimin e diktatorit të fundit në Evropë dhe izolimin diplomatik të shtetasit Berisha." - informon AK.
Sipas AK Berisha ndodhet në qeveri përmes votave të vjedhura dhe është fajtor për gjendjen ku ndodhet Shqipëria.
“Aleanca Kuq e Zi përshëndet vendimin e Këshillit të Evropës për të shqyrtuar marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e cila ka mbetur e fundit në rajonin e Ballkanit perëndimor në rrugën drejtë BE pikërisht nga drejtimi i qeverisë më të korruptuar në rajon dhe më gjerë” deklaroi Z.Bajram Koboci, kreu i Aleancës Kuq e Zi për Brukselin.
AK kërkon të nënvizojë se “Niveli i brishtë i demokracisë, militantizmi në administratën publike, niveli i lartë i korrupsionit, aferat mafioze të privatizimeve dhe koncesioneve në Shqipëri nuk duhet të kalojnë pa u shqyrtuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës. “
Aleanca Kuq e Zi nënvizon se “nuk kërkon në asnjë moment dhe për asnjë arsye ndërprerjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian por kërkon nga Brukseli që të penalizojë shtetasin Sali Berisha që për 22 vjet ka treguar se është i afte politikisht dhe administritaliasht të rrënojë vendin tone”- thuhet në njoftimin për shtyp të AK.

(Foto e protestes ne Bruksel nga aktivistet e AK)
Aleanca Kuq e Zi kërkon dhe vëzhgimin e zgjedhjeve të 2013,nga Parlamentin Evropian që të sigurojë se do të zhvillohen të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com