Bruksel,arrestohet i shumëkërkuari
i sulmeve në Paris, Salah Abdeslam
Video/Ja momenti i kapjes së terroristit
M

Bruksel,arrestohet i shumëkërkuari<br />i sulmeve në Paris, Salah Abdeslam<br />Video/Ja momenti i kapjes së terroristit<br />M
27-vjeçari Salah Abdeslam, i dyshuar si ‘truri’ i sulmeve terroriste të ndodhura më 13 nëntor, në Paris të Fancës, u arrestua sot në Belgjikë. Abdeslam u lokalizua në një apartament në lagjen “Molenbeek” të Brukselit, gjatë një aksioni blitz të forcave speciale belge.

Ora 10:55 Zbardhet identiteti i të arrestuarit
Identiteti i personit të arrestuar bashkë me Salah Abdeslam është Monir Ahmed Alaaj, i kërkuar për sulmet në Paris. Gjithashtu, edhe tre pjestarë të një familjeje u ndaluan, pasi dyshohen se strehuan militantitn e ISIS.

Ora 21:20 "Abdeslam të ekstradohet ne Francë"
Kryeministri francez, Francois Hollande tha se ai pret që Abdeslam "të ekstradohet sa më shpejt në Francë".

Ora 20:10 Transportohet në spital Salah Abdeslam
I shumëkërkuari Salah Abdeslam u transportua në spital nën mbikqyrjen e forcave të rrepta sigurie, pasi u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me forca belge të sigurisë. Sipas burimeve zyrtare nga policia belge, arma me të cilën 27-vjeçari ka qëlluar focat e sigurisë është e vitit 1935. Mësohet se një avokat ka marrë përsipër të mbrojë Abdeslamnë procesin gjyqësorë që pritet të nisë ndaj tij.  

Ora 18:00 Një bashkëpuntor i Abdeslam i arrestuar

Përveç Abdeslam, u arrestua edhe një person që raportohet se është me kombësi marokene, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. 

Korrespondentja e TV Report nga Brukseli raporton se të dy, dyshohet se kanë ndihmuar Abdeslam të streohet pas sulmit terrorist në kryeqytetin francez, ku hmbën jetën 130 persona.

Forcat belge të sigurisë ranë në gjurmët e Abdeslam që prej ditës së martë. Autoritetet belge gjetën gjurmët e gishtërinjve të tij gjatë një bastisjeje në një apartament në një lagje tjetër të Brukselit. Bëhet me dije se në momentin kur ka pikasur efektivë të forcave të sigurisë belge, Abdeslam ka gotiur me armë zjarri në drejtim të tyre. Autoritetet u përgjigjën në të njëjtën mënyrë dhe 27-vjeçari u plagos në këmbë.

Mësohet se Abdeslam jetonte prej disa kohësh në lagjen “Molenbeek” në Bruksel, por ai dyshohet se ka jetuar më parë edhe në një shtëpi me qera në lagjen “Schaerbeek”. 

Situata në lagjen “Molenbeek”, ku aksioni i policisë belge që vijon prej më shumë se një ore përshkruhet nga korrespondentja e TV Report si “alarmante”: Njerëz të frikësuar, trafik i rënduar, efektivë të forcave të policisë kudo dhe prindër që vrapojnë të marrin fëmijet nga kopshtet.

Ndërkaq, kryeministri belg Charles Michel është detyruar të lërë urgjentisht samitin BE-Turqi që mbahet në Bruksel, raporton BBC.

Abdeslem ishte personi më i kërkuar ndër të të dyshuarve dhe bashkëpunëtorëve të militantëve të ISIS, që kryen atentatet në Paris.
Sulmet ishin përgatitur dhe bashkërenduar pjesërisht në Bruksel. Që nga mesi i nëntorit të vitit të shkuar, 11 persona janë arrestuar dhe në Belgjikë për lidhje me sulmet në kryeqytetin francez. Tetë prej tyre janë ende në burg.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet