Bruksel, Basha me PPE: Rama e
do drejtësinë në dorë të bandave

Bruksel, Basha me PPE: Rama e<br />do drejtësinë në dorë të bandave
TIRANË - Reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë kryefjalë e fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë punimeve të Asamblesë politike të Partive Popullore Europiane. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se refuzon konsensusin me opozitës si dhe ka për qëllim të kapë drejtësinë. “Vetë mazhoranca është e përçarë në dy drafte pasi Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë.

Kjo, do të ishte fatale për vendin sepse përtej kapjes politike do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot bëjnë ligjin në vend”, u shpreh Basha. Nga ana tjetër ai garantoi angazhimin e opozitës për të votuar reformën me konsensus mes palëve. “Partia Demokratike është e vendosur për reformën në drejtësi pasi ajo është përcaktuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy problemet më të mprehta të Shqipërisë nën qeverisjen Rama dhe njëkohësisht dy kushte për integrimin europian të vendit”, tha ai. Duke u ndalur te niveli i lartë i kriminalitetit në vend, Basha theksoi se ligjin në Shqipëri e bëjnë bandat me mbështetjen e njerëzve të veshur me pushtet.

Nisur nga kjo situatë emergjente tha ai, reforma në sistemin e drejtësisë është e domosdoshme. “Bandat janë ato që bëjnë ligjin, sepse kanë mbështetjen e pushtetarëve. Kjo situatë e paprecedentë në këto 25 vite e bën dhe më të domosdoshme dhe imediate reformën në drejtësi e cila është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës”, deklaroi Basha. Përpara Popullorëve Europianë, kryetari i Partisë Demokratike ngriti edhe shqetësimin e korrupsionit në nivele të larta të administratës.

“Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet. Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62% në 74%. 1.1 miliard euro ka marrë borxh qeveria, tha zoti Basha dhe sot nuk asnjë investim publik, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, nuk ka as rritje pagash e pensionesh, as më shumë fonde për personat në ndihmë ekonomike, përkundrazi është ulur pagesa për papunësinë ndërkohë që është rritur papunësia, siç raporton Komisioni Europian”, tha ai.

Ndërkaq, gjatë punimeve të Asamblesë së PPE, kryetari demokrat Basha është pritur në një takim nga Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul si dhe u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz, me zv/presidentin David Mecalister, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian Elmar Brok dhe personalitete të tjerë. Edhe me bashkëbiseduesit Basha ka ndarë të njëjtin shqetësim atë të bllokimit të reformës në drejtësi nga mungesa e konsensusit të mazhorancës, rënia ekonomike apo dhe rritja e kriminalitetit.
 
Aksioni, Basha kërkon mbështetjen e PPE për zgjedhje të parakohshme 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar mbështetjen e Partive Popullore Europiane, për aksionet politike të opozitës. Basha ka deklaruar edhe gjatë punimeve të asamblesë së PPE se Shqipëria duhet të përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Zoti Basha ka marrë mbështetjen e plotë të  PPE për aksionin opozitar në përpjekje për të ndalur të keqen që ka mbërthyer vendin, krizën ekonomike, korrupsionin dhe krimin që bën ligjin si dhe për ti ofruar Shqipërisë një vizion europian përmes një qeverisje të re të dalë nga vota e lirë”, thuhet një njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Partia Demokratike.

Gjithashtu, në fjalimin e tij përpara Popullorëve Europianë, Basha është ndalur dhe tek niveli i lartë i korrupsionit. Zoti Basha theksoi se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, 400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderat, prokurimet dhe koncesionet korruptive.
 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur