Komisioni Evropian i cili ka zhvilluar negociata në planin e veprimit me Turqinë për të frenuar fluksin e migrantëve drejt Evropës duke i ofruar në tavolinë tre miliardë euro ndihmë, është shprehur se ky proces nuk ka qënë mjaftueshëm frytdhënës.

“Është shumë e qartë se javët e fundit shifrat (e migrantëve që kanë hyrë në Evropë prej brigjeve turke) mbeten relativisht në kuota të larta, pra mbetet ende shumë punë për këtë proces”, vlerësoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans, gjatë një konference shtypi në Amsterdam.