BRUKSEL, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Vendimi i autoriteteve ukrainase për dhënien e një statusi të veçantë rajonit të Donetskut dhe Luganskut do të kontribuojë për zgjidhjen e konfliktit ne pjesën lindore të Ukrainës dhe për vendosjen e paqes atje, deklaroi sot Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
"Në ndërkohë, Bashkimi Evropian dënon të gjitha shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit mes rebelëve dhe autoriteteve ukrainase", theksoi ajo.
Rada Supreme ukrainase miratoi dje ligjin sipas të cilit rajoni i Donetskut dhe Luganskut u jepet status vetëqeverisës për një periudhë trevjeçare. Sidoqoftë, pas miratimit të ligjit, kryeministri ukrainas Arseni Jaceniuk deklaroi se nuk do të lejonte legalizim të Republikës Popullore të Donjeckut dhe Luganskut, të vetëshpallura. "Ky është pozicioni im politik", deklaroi Jaceniuk./ a.jor.
/Shqiptarja.com