Bruksel, BE vendos sanksione të tjera ndaj zyrtarëve rusë

/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian publikoi sot një listë tjetër të zezë të personave dhe entiteteve të sanksionuara për përfshirjen e tyre në konfliktin në Ukrainë, ku bëjnë pjesë dhe dy ish-ministra rusë të Mbrojtjes.

"Arkady Bakhin dhe Anatoly Antonov, respektivisht zëvendës ministri i parë dhe zëvendës ministri Mbrojtjes, u përfshinë në këtë listë sepse ata kanë kontribuar në mbështetje të vendosjes së trupave ruse në Ukrainë", sipas motiveve të publikuara në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Dy anëtarë të DUMA-s ruse, Joseph Kobzon dhe Valery Rashkin bëjnë pjesë gjithashtu në këtë listë personash të sanksionuar me një ngrirje të të ardhurave dhe ndalim për të udhëtuar në BE.

Disa zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarë të republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, një prokuror si dhe batalione rebele janë sanksionuar gjithashtu.
Në total, 19 personalitete të tjera dhe nëntë entitete i janë shtuar listës që numëron tashmë 151 emra dhe 37 entitete.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti