/ATSH-ANA-MPA/ - Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e gatshme të fillojë sërish pranimin e bondeve greke në veprimet e financimit të bankave greke, bënë të ditur burime të BQE-së, pas marrëveshjes për zgjatjen katërmujore të kreditimit të Greqisë.
Sipas të njëjtit burim, BQE-ja vlerëson se pas arritjes së marrëveshjes nuk ekziston më asnjë gjasë për vënien e kufizimeve në lëvizjen e kapitaleve.
Përsa i përket shumës prej 10 miliardë euro të Fondit të Stabilitetit Financiar, BQE-ja konsideron si zhvillim pozitiv faktin se ato kapitale mbeten të disponueshme për rikapitalizimin e bankave greke, meqenëse janë të kapitalizuara në mënyrë të kënaqshme.