Bruksel,Bregu i ngre zërin qeverisë:
Duhet axhendë agresive reformash

Bruksel,Bregu i ngre zërin qeverisë:<br />Duhet axhendë agresive reformash
Majlinda Bregu, e cila ndodhet në Bruksel në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit Evropian, ka kritikuar ashpër qeverinë për punën e bërë në rrugën e përmbushjes së reformave integruese. Ajo tha se qeveria mund të kapitet duke numëruar sa reforma ka kryer, por ajo nuk ka axhendë agresive për reformat themelore. E pranishme në një tryezë për integrimin, me ftesë të Presidentit të EPP, Joseph Daul, ajo u shpreh se politika shqiptare bën retorika boshe dhe jo reforma.

“Procesi i anëtarësimit në BE është i vështirë, por më të vështirë e bëjnë retorika tona politike boshe si dhe mungesa e një gjuhe të drejtpërdrejtë për progresin ose jo progresin e zbatimit të detyrimeve tona në proces.  Sa herë që Evropa është para një krize, vendimmarrja për zgjerimin zbehet. Count down i përballjes me reforma si ajo e drejtësisë ka filluar me kohë për Shqipërinë. Qeveria mund edhe të kapitet duke numëruar sa detyrime ka plotësuar, por kjo nuk është axhendë Evropiane.  Një axhendë "agresive" pro evropiane është ajo e reformave jo siç ne i dimë vetë, por e reformave që sjellin ndryshim pozitiv për qytetarët.”

Bregu tha se kishte rënë dakord që BE të financojë parlamentet e rajonit të Ballkanit, konkretizimi i së cilit, do të bëhet në tetor në Tiranë.

“Konferenca e sotme në Bruksel "Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, roli i vendeve anëtare", pati më shumë ide për këtë proces se sa vizioni i zyrave. Më vjen mirë që propozimi im për përfshirjen e Parlamenteve në Procesin e Berlinit u mbështet nga të gjithë pjesëmarrësit sot si dhe gjatë takimeve të djeshme. Kjo iniciativë do të zyrtarizohet si propozim i përbashkët i parlamenteve të rajonit në takimin që do mbahet në fund të tetorit në Tiranë,”-shprehet Bregu. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool