Bruksel, Bushati me Reynders 
diskutohet zbatimi i regjimit Apostille

Bruksel, Bushati me Reynders <br />diskutohet zbatimi i regjimit Apostille
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është takuar me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders. Një teme e veçantë e diskutimit mes tyre ishte edhe fillimi i zbatimit reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s.

Në këtë takim nuk mund të anashkalohej edhe diskutimi për ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria. Bushati ka njohur Ministrin Reynders me këtë proces duke bërë të qartë edhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar me përmbylljen e reformës në drejtësi, si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend. Ai vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Mbretërisë së Belgjikës në proceset integruese Euroatlantike, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim..

Ndër të tjera ministri i Punëve të jashtme i ka vlerësuar tepër të rëndësishëm rolin e Mbretërisë së Belgjikës në proceset integruese Euroatlantike të vendit.

Edhe kriza e refugjatëve dhe efektet anësore të saj për BE-në u diskutua në këtë takim, ku u parashtrua nevoja për një adresim kolektiv në përballimin e tyre. 

bushati didier

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran