BRUKSEL - Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati flet për gazetaren Joniada Koçi të TV ‘A1Report’ në Bruksel. Vetëm pak ditë para se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Europës të japë verdiktin nëse Shqipëria do të marrë Statusin e vendit kandidat në BE, kreu i diplomacisë shqiptare ka shfrytëzuar vizitën e tij në Bruksel në mbledhjen e ministerialit të KE për të lobuar për këtë gjë. “Çështja e Statusit, objektiv plotësisht i arritshëm, besoj se jemi afër këtij objektivi, por nuk do jetë një çështje e mbyllur edhe pas 17 dhjetorit, pasi procesi i reformave shtetndërtuese duhet të vazhdojnë me një ritëm edhe më të madh”, është shprehur Bushati për "A1 Report". Më tej kreu i diplomacisë ka theksuar se nga vendet anëtare deri tani ka reagime pozitive për statusin. Madje, sipas Bushatit, ka qasje pozitive ndaj Shqipërisë edhe nga vendet skeptike. “Por duhet të vazhdojmë reformat për marrjen e Statusit, pasi ai nuk mund të quhet një proces i mbyllur”, ka theksuar Bushati.
 
Joniada Koçi: Takimet tuaja intensive duke nisur nga mëngjesi i sotëm. Sa shanse ka Shqipëria për të marrë Statusin?
Ditmir Bushati: Çështja e Statusit, objektiv plotësisht i arritshëm, besoj se jemi afër këtij objektivi, por nuk do jetë një çështje e mbyllur edhe pas 17 dhjetorit, pasi procesi i reformave shtetndërtuese duhet të vazhdojnë me një ritëm edhe më të madh për ta përgatitur vendin drejt proceseve të tjera që vijnë pas Statusit të vendit kandidat.

Sa i takon krimit të organizuar dhe korrupsionit, dy nga çështjet për të cilat KE ka bërë thirrje disa herë, kanë qenë prioritete  që e mbajnë Shqipërinë jashtë atij pragu të Europës. Sa kemi ecur me këto dhe a kemi marrë kritika lidhur me këto gjatë takimeve që keni zhvilluar nga mëngjesi deri tani?
Gjatë takimeve kam qenë fort i inkurajuar jo vetëm nga komisioneri për Zgjerim, por dhe nga homologë të një pjesë të mirë të vendeve anëtare të BE për hapat që ka ndërmarrë qeveria kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe për qasjen që kemi ndaj procesit të shtetndërtimit dhe reformat për shtetin e së drejtës. Këto janë reforma shumë tëmundimshme që nuk kërkojnë thjesht vullnetin e qeverisë, por të plotë dhe të politikës dhe reformim të qartë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Sfida jonë me kthimin e besimit të opinionit public te institucionet e së drejtës në Shqipëri. Fokusi ynë krahas reformave në sundimin e së drejtës ka të bëjë me reformat në fushën e ekonomisë, sundimi i së drejtës në ekonomi si kusht për tërheqjen e investimeve në Shqipëri.

Në çfarë faze jemi me vendet skeptike a mendoni se do japin votën pro?
Unë shpresoj, besoj dhe  uroj që në 17 dhjetor Shqipërisë t’i akorodohet statusi i vendit kandidat  se do ishte një vendim i merituar për popullin shqiptar, për përpjekjet që ka bërë populli gjatë gjithë këtyre viteve, për përpjekjet që kanë bërë institucionet shqiptare në rrugën  e gjatë dhe të mundimshëm të transofmimit demokratik. Nuk dëshiroj të flas për vende që kanë qasje spektike ndaj procrsit të zgjerimit, pro ka vende që për shkak të historisë së tyre kanë qasje më të favorshme ndaj Zgjerimit, dhe ka vende me qëndrim më të përmabjtur. Kur vjen puna te kandidatura e Shqiëprisë mund të them me bindje të plotë se nuk ka pikëpyetje për ardhmërinë europiane të Shqipërisë, por ne jemi duke zhvilluar kontakte intensive për të materialuzuar një hap që do të jetë një hap në rrugën e  gjatë të një procesi që është Statusi i vendit kandidat.

Çfarë sjell ky Samit për vendin tonë?
Ky ëhstë një ministerial i ministrave të Punëve të Jashtme që përgatit në një mënyrë apo tjetër axhendën që do diskutohet vitin e ardhshëm në samitin që NATO do zhvillojë në Mbretërinë e Bashkuar. Tre ishin çështjet kryesore që do diskutohen sot dhe nesër; çështja e të ardhmes së NATO-s, Afganisati sidomos pas vitit 2014 dhe riforcimi i lidhjeve trans-atlantike, duke qenë se NATO sot për sot është poli i sigurisë trans-atlantike dhe këto vlera të jenë sa më shumë të konfirmuara. Sot unanimisht u miratua një qëndrim i përbashkët për sa i përket ngjarjet në Ukrainë duke dërguar një sinjal të qartë për të gjitha palët politike në Ukrainë dhe duke rikonfirmuar vullnetin tonë për një partniretet me Ukrainën dhe prespektivë të qartë të këtji vendi.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)