Bruksel, Bushati takon Venizellos
'Ecim përpara, shembull toponimet'

Bruksel, Bushati takon Venizellos<br />'Ecim përpara, shembull toponimet'
BRUKSEL - “Zgjidhja e problemit të toponimeve është dëshmi konkrete e vullnetit mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ecur përpara”. Ka qenë ky mesazhi që kanë ndarë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Evangjelos Venizellos, gjatë takimit mes tyre në kuadër të prezencës së tyre në Ministerialin e NATO-s që zhvillohet në Bruksel.

Gjatë takimit me Ministrin Venizellos të dy palët shprehën kënaqësinë për riaktivizimin e komisioneve dypalëshe si mekanizma reale për te zgjidhur çështjet me të cilat përballen qytetarët dhe si katalizatorë të cilët i shërbejnë ndërtimit të besimit reciprok mes palëve.

Bushati dhe Venizellos vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehën vlerësimin për gjetjen e zgjidhjes së toponimeve si një dëshmi konkrete e vullnetit për të ecur përpara dhe si një çështje me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Gjithashtu ata shprehën rëndësinë që kanë trajtimi i të gjitha çështjeve në kuadër të realiteteve të reja në përputhje me frymën e fqinjësisë së mirë dhe përkatësisë evropiane të të dy vendeve njëherësh anëtare të NATO-s.

bushati venizellos

Ministri Bushati takon homologun hollandez
Gjatë qëndrimit të tij në Bruskel, Ministri Bushati është takuar edhe me homologun e tij holandez  Bert Koenders. Në takimin me Ministrin holandez Koenders, ata shprehën vlerësimin për nivelin e  marrëdhënieve politike si dhe ndanë pikëpamjen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Ministri Bushati e falënderoi për kontributin që ka dhënë Holanda ndër vite në disa sektorë të rëndësishëm në Shqipëri si dhe e njohu homologun e tij me angazhimin e Qeverisë shqiptare për krijimin e lehtësirave për investitorët e huaj.

Ministri Koenders shprehu vlerësimin e vendit te tije për reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu Ministri Holandez shprehu mbështetjen e vendit te tij në avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Bushati në të dy takimet me Ministrat Venizellos dhe Koenders shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që vendet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë në proceset integruese. 

bushati koenders

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore