BRUKSEL - Bisedimet për buxhetin 2014-2020 të bllokut evropian në Bruksel kanë filluar mbrëmë rreth orës 23:10 me fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Hapja e samitit u shty për tre orë për shkak të dallimeve mbi planet buxhetore. Raundi fillestar i bisedimeve ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotshëm, pa ndonjë zgjidhje të raportuar.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit evropian mbështesin një rritje të buxhetit, por disa vende thonë që është e papranueshme në një kohë krize. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, foli për rreth gjysmë ore me Presidentin e Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, si dhe Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh për gazetarët se dyshon për arritjen e ndonjë marrëveshjeje këtë fundjavë dhe se do të duhen negociata të mëtejshme.
Gjithashtu edhe presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se do të duhen negociata të vështira për të arritur marrëveshje për buxhetin prej 1 trilion eurosh të BE-së, për periudhën shtatëvjeçare.
Në mesin e rritjes së ngadaltë ekonomike në Bashkimin Evropian, Gjermania, Britania dhe kontribueset e tjera të mëdha të buxhetit të BE-së janë duke kërkuar kufizimin e shpenzimeve.
Ndërkohë Polonia dhe vendet fqinje të saj ish-komuniste, duan që shpenzimet të ruhen në po të njëjtat nivele apo të rriten pasi ata mbështeten së tepërmi nga fondet e dhëna nga Bashkim Evropian.
Franca ka refuzuar propozimet për shkurtime të shpenzimeve në agrikulturë. President Hollande bëri thirrje duke thënë se “politika e përbashkët bujqësore nuk është politikë franceze, por evropiane”.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com