BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-AFP/ - Ne jemi në një kthesë vendimtare për Evropën, theksoi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras, para fillimit të samitit evropian ku situata e vendit të tij do të jetë një prej çështjeve kryesore.
"Ne duhet të provojmë që Evropa mund të gjejë një zgjidhje duke respektuar qëndrimet e palëve të interesuara dhe duke kombinuar respektimin e demokracisë dhe rregullat dhe normat evropiane", deklaroi Cipras në përfundim të takimit në Bruksel me homologun belg, Charles Michel.
Ai u shpreh pas një takimi të ministrave të Financave të zonës euro që përfundoi me mosmarrëveshje mes Athinës dhe partnerëve evropianë për vazhdimin e programit t ëndihmës për Greqinë./
/ec/