Bruksel, Dijsselbloem: Me Trump në
krye të SHBA-së, BE-ja është vetëm

Bruksel, Dijsselbloem: Me Trump në<br />krye të SHBA-së, BE-ja është vetëm
Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, deklaroi gjatë ditës së sotme se me zgjedhjen e Donald Trump, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian do të ishte vetëm.

Por nga ana tjetër e ka cilësuar këtë gjë si një “mundësi të mirë”.

“Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë. Nisur nga këto pikëpyetje shprehem a ndoshta vallë Evropa ka nevojë për të punuar së bashku” është shprehur Dijesselbloem përpara një takimi të Eurogrupit në Bruksel.

Presidenti i SHBA-së do të takojë gjatë ditës së sotme kryeministren britanike, Theresa May, e cila është liderja e parë e huaj që do të takojë Donald Trump në cilësinë e presidentit të SHBA-së.

Trump më herët është shprehur kritik ndaj NATO-s duke e cilësuar atë si një organizatë e vjetruar dhe që nuk mund të përmbushte më qëllimet për të cilat ishte formuar.

Gjithashtu presidenti i ri i Amerikës, është edhe një nga mbështetësit e “Brexit” dhe pritet që gjatë takimit të tij me May, të bisedohet për marrëveshje të rëndësishme tregtare mes dy vendeve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi