BRUKSEL - Negociatat për zgjatjen e programit të financimit të Greqisë janë të komplikuara dhe shumë të vështira, theksoi sot drejtuesi i zonës euro Jeroen Dijsselbloem.
"Nuk ju them se diskutimet janë mjaft të komplikuara. Ka arsye për të qenë optimist, por është shumë e vështirë", deklaroi Dijsselbloem, para një takimi vendimtar të Eurogrupit.
Takimi i ministrave të Financave të zonës euro, i treti në të paktën 10 ditë, do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur", njoftoi Dijsselbloem.
Me qëllim për të afruar qëndrimet e Greqisë dhe Gjermanisë, zona euro, FMN dhe Komisioni Evropian kanë organizuar një ndërmjetësim mes ministrave Wolfgang Schauble dhe Janis Varoufaqis, sipas një burimi grek.
"Po zhvilloj diskutime me aktorët kryesorë për gjetjen e një zgjidhjeje, kjo do të marrë shumë kohë", nënvizoi Dijsselbloem./ATSH/