Bruksel:Emigrantët,Siria dhe Brexit
pikat kryesore të Samitit Europian

Bruksel:Emigrantët,Siria dhe Brexit<br />pikat kryesore të Samitit Europian
Bruksel- Kriza e emigrantëve, ajo në Siri dhe cështjet e politikës së jashmte si Brexit janë në fokus të takimit të Këshillit Evropian në samitin që mbahet në Bruksel.

Sanksionet kundër Rusisë është një tjetër çështje e cila pritet të zërë një vend të rëndësishëm në bisedime.

Pritet që Gjermani dhe Francë të raportojnë pasi ato janë  përfaqësuese të BE për respektimin e marrëveshjes së Minskut. 

Armëpushimi shkelet rregullisht nga ana ruse prandaj pritet që sanksionet ndaj Moskës të zgjaten të paktën edhe me një gjysmë viti.

Së dyti një nga çështjet më të diskutuara është edhe marrëdhënia me Turqinë dhe posaçërisht marrëveshja lidhur me emigrantët. 

Nga njëra anë është premtimi lëvizja e lirë e qytetarëve turq është shtyrë për vitin e ardhshëm e nga ana tjetër Austria kërkon ngrirjen e bisedimeve më Ankaranë.
 
Brexit dalja e Britanisë nga Unioni është një tjetër pikë debati. Kryeministrja May nuk do të jetë në darkën me krerët e BE ku do të flitet për Brexit.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit