Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle për rolin që ka luajtur në rolin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës.
Gjykata spanjolle u ka kërkuar anëtrëve të qeverisë rajonale të paraqiten në Madrit, si pjesë e rebelimit të shpalljes së pavarësisë së rajonit spanjoll.
Spanja kërkon paraqitjen e Puidgemont dhe 13 zyrtarëve të tjerë në seancën e së enjtes në Madrid, ndërsa avokati i tij ka thënë se klienti i tij nuk do të kthehet në Spanjë dhe pse qeveria spanjolle kërkon ekstradimin e tij në Spanjë. Në lidhje me ekstradimin do të vendos gjykata belge dhe jo qeveria spanjolle.
Së bashku me liderin e Katalonjës janë paraqitur edhe katër bashkëpunëtorë të tij, pasi qeveria qendrore e e Madridit ka imponuar sundimin e drejtpërdrejtë mbi rajonin e Katalonjës.Lideri i Katalonjës ka thënë se nuk kërkon azil politik në Bruksel.
Ai do të shpjegojë rreth kryengritjes, keqpërdorimit të fondeve publike, për mosbindje dhe shkelje të besimit, çështje këto që janë të lidhura me fushatën e pavarësisë së Katalonjës.
Sipas procedurave belge, duhen të paktën 24 orë për të vendosur nëse do të miratohet urdhërarresti i lëshuar nga autoritetet spanjolle. Gjithashtu procedurat e ankesave mund të zgjasin procesin deri në 45 ditë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com






