BRUKSEL, 9 tetor /ATSH-AFP/ - Sllovenja, Alenka Bratusek hoqi dorë nga pjesëmarrja në Komisionin e ardhshëm Evropian, njoftoi sot në një komunikatë, presidenti i ardhshëm i institucionit, Jean-Claude Juncker.
"E respektoj vendimin e Alenka Bratusek për të hequr dorë nga posti i zëvendëspresidentes të Komisionit", theksoi ai në një komunikatë.
Bratusek ishte refuzuar dje nga Parlamenti Evropian si zëvendëspresidente e ngarkuar për Energjinë. Ajo është e vetmja mes komisionerëve të emëruar nga Juncker që nuk mundi të kalojë testin e këtij audicioni, sepse ajo nuk ka qenë bindesë për kompetencat e saj dhe është rrezikuar nga mungesa e mbështetjes nga dy formacionet e mëdha të Parlamentit, PPE dhe socialistët.
"Me vendimin e saj, ajo më ndihmon të përfundoj përbërjen Parlamentit Evropian dhe Këshillit, që përfaqëson shtetet", shtoi Juncker. Nëpërmjet zëdhënësit të tij, ai siguroi disa orë më parë se Bratusek mbetej komisionere e emëruar./
/ec/