Presidenti i Komisionit Evropian, Jan Claude Juncker gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Evropian deklaroi se Turqia po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtues.
Ai thekson se Turqia po largohet me një shpejtësi te pashpjegueshme nga Evropa.
Që prej fillimeve të negociatave për aderim të Turqisë në BE dhe deri më sot janë në një pikë të vdekur.
Mazhoranca e vendeve evropiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal, mazhoraca i trembet një thyerje përfundimtare me Turqinë, që e quan një partner kyç mbi dosjen migratore dhe në luftën antiterrorizëm.
Turqia shpesh herë e ka akuzuar Bashkimin Europian se nuk është duke bërë sa duhet për procesin e anëtarësimit të saj, ndërsa gjatë vitit të fundit retorika e Turqisë drejt Gjermanisë, një prej vendeve kryesore të BE-së është ashpërsuar.
Redaksia Online
E.J/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com