BRUKSEL- Reforma në fushën e zbritjes dhe në Forcat e Armatosura ka qenë tema e bisedimeve që ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar me zv.asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve te Bashkuara të Amerikës, për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, znj.Evelyn N. Farkas. Ky takim u zhvilluar gjatë vizitës që ministrja Kodheli ka zhvilluar në Bruksel, ku ka marrë pjesë në Ministerialin e radhës të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s.
Ministrja Kodheli informoi znj.Farkas lidhur me propozimet e fundit për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Në këtë pikë ajo u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në ristrukturimin e Forcave të Armatosura.
Gjatë takimit, dy zyrtaret e larta u ndalën tek çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe mundësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre. Ndërkaq, u diskutua veçanërisht kërkesa për asistencë ligjore e bërë nga ministrja Kodheli, për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit.
Biseda u ndal edhe tek tema kryesore e këtij ministeriali, pra situata e fundit në Ukrainë, dhe konkretisht tek masat që NATO po ndërmerr për të siguruar aleatët.
Zv.asistentja e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Farkas, theksoi se SHBA mbështet qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes në reformat që ka ndërmarrë, si dhe në angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, duke i vlerësuar ato tejet pozitive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com