Bruksel, liderët evropianë dush
të ftohtë presidentit të KE Juncke

Bruksel, liderët evropianë dush<br />të ftohtë presidentit të KE Juncke
BRUKSEL- Liderët e vendeve të ashtuquajturës “rruga e Ballkanit kanë debatuar me presidentin e Komisionit Evropian. Jean-Claude Juncker dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Madje disa prej tyre kanë përdorur argumentin se BE mund të shpërbëhet për shkak të eksodit të emigrantëve.

Nëse liderët evropianë nuk arrijnë të miratojnë një plan për fluksin e refugajtëve kjo mund të thotë fundin e Bashkimit Evriopian, tha kryeministri Sllovenisë, Miro Cerar.

Liderët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovenisë si dhe homologët e tyre të vendeve jo anëtare të BE-së si Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë të shtuara në momentet e fundit, morën pjesë në minisamitin për krizën e refugjatëve.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic foli me gjuhën e trupit ku tregoi qartë se nuk do të arrihej asgjëkund.

“Në fund të fundit kemi një shans për të folur me njëri-tjetrin, për të dëgjuar problemet me të cilët të tjerët po përballen”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse u arrit ndonjë marrëveshje për planin me 16 pikatë Juncker, Vuçiç tha “ende jo”.

Agjencia e lajmeve për BE-në “EurActive” raporton se Jucnekr u ka kërkuar vendeve lindore të BE-së që të përballojnë me dinjitet eksodin e refugjatëve. Por këta të fundit i janë përgjigjur se nuk do të lejojnë që vendet e tyre të transformohen në kampe refugjatësh.

“Nëse Gjermani, Austria dhe vende të tjera mbyllin kufijtë e tyre, ne nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të kthehen në zonë tampon. Edhe ne do të mbyllim kufijtë”, tha kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.


Rama në Samitin për refugjatët: Shqipëria ka rolin e saj

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në një takim të të gjithë liderëve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore. Në këtë samit të organizuar nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, temë qendrore është krizën e refugjatëve.

Para dy ditësh Shqipëria, Holanda dhe Suedia u shtuan në listën e vendeve pjesëmarrëse të Korridorit Ballkanik, meqënëse këto tre shtete konsiderohen si “potenciale” për rrugën e refugjatëve. Mësohet se në këtë tryezë synohet të pëmirësohet bashkëpunimi mes vendeve pjesëmarrëse, sidomos Sllovenise, Hungarisë e Kroacisë, ndërsa do të ketë vendim edhe për krizën e refugjatëve. Takimi pritet të nisë rreth orës 17:00 dhe përveç Shqipërisë konfirmohet pjesëmarrja e nivelit të lartë nga Austria, Gjermania,Serbia, Maqedonia dhe Greqia etj.

Para nisjes së takimit, Rama bëri një deklaratë për mediat ku theksoi se, Shqipëria ka rolin e saj për të luajtur në krizën e refugjatëve. “Shqipëria nuk është e prekur ende. Besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë. Por gjithsesi, arsyeja se pse ne jemi këtu ka të bëjë me domosdoshmërinë për tu koordinuar në nivel rajonal dhe europian. Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku, si europianë”, u shpreh Rama.

Po ashtu mësohet se në këtë tryezë do të jetë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz si dhe komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe përfaqësuesit e agjencisë Frontex dhe Zyrës Mbështetëse Europiane për Azilin. Pas punimeve të këtij samiti kryeminsitri Edi Rama të vijojë vizitën e tij zyrtare të parashikuar për në Kinë.
 
Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët