Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.
Në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.
Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi theksoi se bazuar në përkushtimin institucional të Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përkatësisht nisja e procesit të dialogut të liberalizimit të vizave me të drejtë pritet që të fillojë në ditët e ardhshme.
Nga ana e saj, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka përgëzuar Kryeministrin Thaçi për punën e bërë në drejtim të liberalizimit të vizave dhe ka shprehur optimizmin se qytetarët e Kosovës në një periudhë të afërt do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.
/Shqiptarja.com