BRUKSEL, 16 shkurt /ATSH-AFP/ - Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici theksoi se zona euro dhe Greqia mund arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e programit të financimit të vendit, gjatë një takimi që pritet të jetë shumë i vështirë.
"Do të ketë një diskutim për të cilin e di që do të jetë i vështirë dhe mund të them me siguri se mund të jetë i suksesshëm", deklaroi Moscovici pas mbërritjes në takimin e ministrave të Financave të zonës euro.
"Duhet të arrijmë një marrëveshje. Kur ekziston mundësia dhe vullneti, mund të arrijmë një marrëveshje", theksoi ai duke përjashtuar faktin për të punuar për një program të ri ndihme për Greqinë.
Qëllimi i këtij takimi është për të gjetur se si Greqia do të financohet për një kohë të shkurtër, ndërkohë që programi i ndihmës merr fund më 28 shkurt./
/ec/