ROMË – Italia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ndërkohë që dje ishte dita e fundit e presidencës gjashtëmujore të Greqisë. Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi do të paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm në një seancë të Parlamentit Evropian, që do të zhvillohet nesër në Strasburg.