Këtë të hënë nisin zyrtarisht në Bruksel negociatat e divorcit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.
KryeministrjaTheresa May dërgon në Bruksel ministrin e posacëm të kësaj marrëveshjeje David Davis i cili do të bëjë lëvizjen e parë me negociuesin francez Michel Barrier.
Pozitat e Londrës nuk priten të ndryshojnë ndërsa vetë kryeministrja May në 29 mars kur dërgoi zyrtarisht letrën e divorcit u shpreh se Britania do të largohej jo vetëm nga Unioni, por edhe nga tregu i përbashkët duke paralajmëruar se negociatat nuk do të jenë aspak të lehta.
Por udhëheqësit europianë druhen se qeveria e Theresa Mayt është tepër e brishtë për të negociuar kushte të zbatueshme për të lënë unionin, gjë që do të thotë se diskutimet që nisin zyrtarisht të hënën mund të përfundojnë me një “Brexit” brutal, pra pa asnjë marrëveshje.
Ky proçes do të jetë një hap kundra kohës për të gjitha kancelaritë evropiane në Bruksel, pasi kihet frikë se ajo cka do të ndikojë është politika e brishtë e Theresa May dhe pasiguritë që kanë mbërthyer së fundmi Londrën.
Ndërsa mbrapa skene po punohet për një plan B, në mungesë të marrëveshjes të gjendet një rrugëzgjidhje për të evituar shkatërrimin ekonomik dhe politik që mund të prek të dyja palët.
Në këto muaj Unioni do të jetë i detyruar të reflektojë mbi identitetin e tij për të përballuar atë cka do të ndodh në periudhën Post Brexit.
Në 23 qershor Britania e Madhe gjatë një referendum votoi për të qënë jashtë Bashkimit Europian ndërsa tonet mes Londrës dhe Brukselit janë ashpërsuar ku një nga cështjet më të ndjeshme është edhe tarifa që britanikët duhet të paguajnë për të dalë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com