Bruksel, Parlamenti Evropian heq
regjimin e vizave për Gjeorgjinë

Bruksel, Parlamenti Evropian heq<br />regjimin e vizave për Gjeorgjinë
Parlamenti Evropian ka miratuar gjatë ditës së djeshme heqjen e regjimit të vizave për Gjeorgjinë për udhëtimet brenda zonës Schengen.

Në votimin që u realizua në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Bruksel, 433 vota kanë shkuar për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Gjeorgjisë dhe 66 vota kanë kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkohë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shtetasit e Gjeorgjisë do të kenë mundësi të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen, pa patur nevojën për tu pajisur me një vizë dhe mund të qëndrojnë 90 ditë në një periudhë kohore prej 180.

Heqja e regjimit të vizave nuk do të thotë që shtetasit gjeorgjian kanë mundësi punësimi në BE, por mund të udhëtojnë për qëllime afariste, turistike dhe tregtare.

Zona Schengen përbëhet nga 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Bullgarisë, Qipros Jugore, Kroacisë, Britanisë, Irlandës, Rumanisë, Islandës, Lihtenshtejnit, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje