Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee. Shefi i qeverisë shqiptare është takuar me zyrtarin e lartë amerikan në samitin për Ballkanin perëndimor, që po mbahet në Bruksel.

Në takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila shfaqet në krah të Ramës. Ndërkohë, pak më parë kryeministri Rama zhvilloi një takim dhe me Shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogerini.

rama brayan li
(Kryeministri Rama në samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel me zyrtarin e DASH Hoyt Brian Yee, ambasadoren e delegacionit të BE Vlahutin)

d.c./shqiptarja.com