Bruksel, pas takimit Thaçi-Daçiç:
Përparim vendimtar mbi policinë
Nga ora 15:00-18:00 ka zgjatur në Bruksel takimi Ashton – Thaçi – Daçiç, i cili pati për qëllim zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit. Thaçi: "Serbia po vonon zbatimin e marrëveshjes". (Në foto: Thaçi dhe Daçiç në takimin e sotëm).
BRUKSEL - Nga ora 15:00-18:00 ka zgjatur në Bruksel takimi Ashton – Thaçi – Daçiç, i cili kishte për qëllim zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit, nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Pas takimit, përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme në KE, Catherine Ashton nëpërmjet një komunikate për shtyp, është cituar të ketë thënë se në "takimin e sotëm janë zhvilluar diskutime konstruktive dhe përparim vendimtar mbi policinë dhe çështjet tjera".
“Jemi pajtuar që t’i vazhdojmë diskutimet javën tjetër, më 13 dhjetor”, ka thënë baronesha Ashton, duke shtuar se mbi bazën e përparimit të arritur, ajo do ta parashtrojë raportin e saj të ardhshëm para Këshillit Evropian më 17 dhjetor.
Para këtij takimi përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton pati biseda të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Ivica Daçiç.
Thaçi, duke hyrë në zyrë të baroneshës Ashton, ka thënë se "Serbia po e vonon zbatimin e Marrëveshjes".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18