Bruksel, Pittella: PE mbështetje
Shqipërisë për negociatat

Bruksel, Pittella: PE mbështetje<br />Shqipërisë për negociatat<br>
Presidenti i Socialistëve në PE, Gianni Pittella ka pritur në një takim kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla gjatë vizitës në Bruksel.

Gianni Pittella u shpreh se Shqipëria është e angazhuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa shton se duhet të jetë shembull edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Angazhimi për zbatimin e reformës së drejtësisë vazhdon dhe shpresojmë se mund të jetë një shembull edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Hapi i ardhshëm është hapja e negociatave për anëtarësimin në familjen evropiane. Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian do të vazhdojë të mbështesin Shqipërinë” deklaroi ai.

Ndërsa Taulant Balla u shpreh "Faleminderit Socialisteve&Demokrateve ne Parlamentin Europian per mbeshtetjen qe i japin Shqiperise ne rrugen e afrimit me familjen e Europes se Bashkuar.

Presidenti i Socialisteve vleresoi ne takimin qe zhvilluam rolin e rendesishem qe Shqiperia ka ne Ballkan, pershendeti hapat e hedhur per implementimin e reformes ne drejtesi dhe shprehu mbeshtetjen e eurodeputeve S&D per hapjen e negociatave per anetaresim te Shqiperise ne Bashkimin Europian”. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari