BRUKSEL – Polonia jep tetë miliardë euro për planin Juncker të investimeve

Polonia do të kontribuojë për planin Juncker të investimeve në vlerën e tetë miliardë eurove, ashtu si Franca, Gjermania dhe Italia, njoftoi sot Komisioni Evropian.
"Polonia njoftoi sot se do të kontribuonte me vlerën e tetë miliardë eurove për projektet e financuara nga Fondi Evropian për Investimet Strategjike (FEIS), që përbën elementin qendror të planit të investimeve për Evropën prej 315 miliardë eurosh", theksoi Komisioni në një komunikatë.
Hedhja do të kalojë nga Banka Kombëtare e Zhvillimit në Poloni.
Polonia është shteti i shtatë anëtar i Bashkimit Evropian që kontribuon pas Gjermanisë, Spanjës (1,5 miliardë), Francës, Italisë, Luksemburgut (80 milionë).
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paraqiti planin e tij në fund të vititi 2014, me qëllim për të mbështetur rritjen ekonomike dhe punësimin në evropë./
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat