Pothuajse një muaj pas sulmeve që goditën kryeqytetin belg, qytetarët e çdo feje dhe etnie janë mbledhur në rrugë për të përkujtuar 32 viktimat dhe për t’i “ Jo urrejtjes, ISIS dhe terrorizmit”.

“Kundër urrejtjes, frikës, ISIS dhe ndaj çdo forme tjetër të terrorizmit” ka qenë ky slogani i këtij marshimi. 

Marshimi ka nisur në sheshin Gare du Nord dhe sheshin qendror Molenbeek dhe më pas u bashkuan në frontin e ish Bursës, në zemër të Bruksel, ku një qilim i madh lulesh mbanin gjallë kujtimin e viktimave.

bruksel

Në këtë nismë kanë marrë pjesë më shumë se 160 organizata, duke përfaqësuar të gjithë shtresat e shoqërisë. 

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe disa njerëz që i kanë shpëtuar sulmeve për tu treguar terroristëve se jeta vazhdon dhe se as nuk do të frikësohen apo do të ndikohen prej tyre. 

Pjesëmarrja e qytetarëve ishtë më e ulët nga sa pritej, shkak për këtë ishtë frika nga ndonjë sulm tjetër terrorist. 

Redaksia Onilne
( B.K/shqiptarja.com)