Bruksel,revolucion në BE,presidenti
i KE-së Juncker drejt dorëheqjes

Bruksel,revolucion në BE,presidenti<br />i KE-së Juncker drejt dorëheqjes
Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker mund të largohet nga posti i tij në javët që vijojnë.

Të paktën kështu raporton e përditshmja italiane 'La Repubblica' e cila citon burime nga Brukseli.  

Por e gjithë loja pritet të zhvillohet në mars, muaj i rëndësishëm për të ardhmen e unionit, ku dhe Juncker do të japë vendimin e tij nëse do të dorëhiqet.

Dhe nëse ai largohet pjesën tjetër të mandatit pritet ta pasojë zv presidenti finlandezi Jyrki Katainen i cili është më favorit se hollandezi Frans Timmermans.

Juncker mori presidencën e Komisionit Europian në fillim të nëntorit të vitit 2014 duke zëvendësuar Hose Manuel Barroso.

Pak kohë më parë gjatë një interviste ai shpjegoi se nuk do të rikandidonte për një mandat të dytë dhe se Europa nuk ishte krenare për divorcin me Britaninë.

Por përpara se Juncker të publikojë vendimin e tij nëse do të tërhiqet do të ketë bisedime me liderët europianë duke nisur me kancelaren Merkel.

Të gjitha takimet e marsit dhe bisedimet për Brexit do të jenë të rëndësishme për të kuptuar edhe drejtimin që do të marrë BE  si dhe për të verifikuar nëse në negociatat me Londrën Unioni do të qëndrojë i bashkuar .

Por nëse planet marrin tatëpjetën ashtu sikurse Juncker ka parashikuar atëherë ky i fundit do të refuzojë të qëndrojë në krye të Komisionit për të menaxhuar rënien europiane.  

Ndoshta pas një muaji Europa do të jetë krejt ndryshe nga kjo e sotmja dhe pritet të shohim se cili do të jetë drejtimi i Bashkimit Europian, një destinacion i dëshiruar nga shumë shtete.

Kujtojmë se shumë shtete këtë vit i drejtohen kutive të votimit si Hollanda, Franca dhe Gjermania vende ku partitë populiste anti Europiane pritet të tregojnë forcën e tyre.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim