Një tjetër celulë terroriste është shkatërruar në Bruksel. 10 persona janë arrestuar nga autoritetet belge, në kuadër të një operacioni që kishte si qëllim çmontimin e një rrjeti rekrutimi të ISIS.
“Operacionet e policisë janë kryer në katër lagje të ndryshme, mes të cilave Molenbeek, e zgjedhur si strehë nga ekstremistët. Aksioni ka vërtetuar faktin se persona të shumtë kanë udhëtuar për në Siri për t’u bashkuar me Shtetin Islamik”, theksohet në një njoftim nga zyra e prokurorit federal.
Gjatë operacionit forcat e policisë kanë sekuestruar disa materiale si dhe telefona celularë, të cilat do të hetohen.
Redaksia Online
Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com