BRUKSEL - Të paktën 9 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë disa katëshe në qendër të Brukselit. Në mesin e të lënduarëve është edhe një grua, e cila u hodh nga kati i tretë në tentativë për të shpëtuar nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 30 në mëngjesin e të shtunës.
Një skuadër zjarrfikësish mbërriti në vendngjarje dhe arriti t'i shuajë flakët e zjarrit ndërsa një inxhinier ndërtimi po shqyrton stabilitetin e ndërtesës që ndodhet në Bulevardin Anspach. Dy turistë gjermanë, të cilët po ecnin pranë ndërtesës në kohën e shpërthimit, u plagosën lehtë. Nga hetimet paraprake thuhet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndezja e një cigare si pasojë e çlirimit të gazit nga kondicioneri.

(Foto: Pamje nga shpërthimi në Bruksel sot)
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com