Bruksel, sot BE rinisin negociatat
për “divorcin” me Anglinë

Bruksel, sot BE rinisin negociatat<br />për “divorcin” me Anglinë
Negociatat formale pritet të rinisin më vonë gjatë ditës së sotme në Bruksel, ku negociatori i Britanisë së Madhe, kërkon nga Bashkimi Europian të tregojë “fleksibilitet dhe imagjinatë”.

Sekretari i Britanisë për Brexit, kërkon të fillojnë diskutimet për marrëveshjet tregtare që do të zbatohen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, zyrtarë të BE-së janë shprehur se duhet të shohin progres për sa i përket çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian në Britani, kufirit me Irlandën dhe “faturën e divorcit”, përpara se të ketë një avancim në bisedimet e marrëveshjeve të tregëtisë me Britaninë.

Të dyja palët kanë deklaruar se ende nuk ka një propozim konkret për raundin e tretë të negociatave.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Bruksel edhe në raundin e tretë të bisedimeve nuk pritet një avancim në drejtim të çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian dhe marrëveshjes së tregtisë, pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin