BRUKSEL – Zemërimi i stazhistëve të Brukselit zbret deri në shesh me ''sandwich protest'' (protesta e sanduiçit) ushqimi me të cilin pjesa më e amdhe e "ushtrisë" prej 2000 stazhistëve të pranishëm në kryeqytetin belg, duhet të kënaqen.
Vijnë nga gjithë Europa, por edhe nga ShBA për një stash pranë institucioneve europiane të BE-së apo në shoqata joqeveritare (OJQ) dhe shoqata të OKB-së.
Qahen për punë të keqpaguara, ndonjëherë punë falas dhe të çuara dëm në botën e punës.
Këtë mëngjes ishin të paktën 200 të rinj ata që lanë takim në sheshin Luksemburg, përpara Parlamentit Europian, për t’i dhënë zë protestës. Nga rrëfimet e tyre mëson se shumë prej tyre gjenden në stazhin e katërt apo të pestë apo në masterin e dytë pasuniversitar pa pasur ende një prespektivë konkrete pune.
''Jemi në një gjendje të çuditshme", shpjegon Giacomo Dozzo, 27 vjeç nga Treviso. "Jemi shumë të kualifikuar për të bërë një tjetër stash, por ndërkohë na vlerësojnë si pak të kualifikuar për një vend pune në institucionet, ku një nga kushtet kyçe është të kesh të paktën 2-3 vjet përvojë pune”.
Ata shpesh janë dhe të keqpaguar. “Kjo mes të tjerave krijon një sistem të padrejtë”, thotë Iva Maria Waltner, bavareze, 25 vjeçe. "Janë shumë të rinj, që do donin të vinin në Bruksel për një përvojë që pasuron si kjo, por pengesa e parë që kanë përballë është pikërisht ajo ekonomike”.
Marrë nga ANSA
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com