BRUKSEL - Mbyllet takimi i tre ministrave shqiptarë, Klajda Gjosha, Sajmir Tahiri dhe Nasip Naço me Komisioneren për Çështjet e Brendshme të BE-së, Cecilia Malmström.
Takimi i fundit i tre ministrave shqiptarë në Bruksel, do të jetë me Komisionerin per Zgjerimin, Stefan Fyle
Më parë tre ministrat shqiptarë kishin një tjetër takim. "Mbyllet me sukses edhe takimi i rradhës në Bruksel, paneli për Shqipërinë në Qendrën e Politikave Evropiane".
Kështu e ka quajtur ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha takimin, duke deklaruar zyrtarisht se, “Shqipëria ndihet pjesë e Evropës, prandaj publiku e sheh Bashkimin Europian si të ardhmen dhe se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk ka më kthim prapa".
Gjatë fjalës së tyre, tre ministrat shqiptarë të pranishëm aty Gjosha, Tahiri, Naço në panel thanë se, “reformat jo vetëm dëshmi për BE-në, por mbi të gjitha për vete popullin shqiptar”.
Gjatë vizitës së tyre në Bruksel, ministrat kanë zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të EEAS (European External Action Service), Pierre Vimont. Ministrat kanë informuar rreth masave të marra deri tani në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe angazhimeve të reformave në përgjithësi. Ata theksuan gjithashtu vendosmërinë e qeverisë shqiptare ndaj përmbushjes së prioriteteve, sipas rekomandimeve që ka lënë Bashkimi Evropian.
Nga ana e tij, Vimont vlerësoi progresin e bërë dhe inkurajoi për vijimin e tij. “Ardhja e tre ministrave shqiptarë në Bruksel është një shenjë e mirë dhe përpjekjet tuaja na bëjnë optimistë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Vimont.
Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com