Bruksel,Trump përballë NATO-s
Samiti, aleancë kundër terrorizmit

Bruksel,Trump përballë NATO-s<br />Samiti, aleancë kundër terrorizmit
Ndalesa e radhës e Presidentit Donald Trump është Brukseli ku priten biseda aspak të lehta me anëtarët e NATO-s.

Kujtojmë se manjati shpeshherë ka patur kritika për Aleancën duke e konsideruar një organizëm të vjetër dhe ka kërkuar që anëtarët e saj të paguajnë më shumë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po ashtu pritet të takohet edhe me zyrtarë të lartë të BE ndaj të cilëve po ashtu nuk ka kursyer kritikat.

Prej javësh, amerikanët i kërkojnë kolegëve të tyre një angazhim më të madh të Aleancës Veri-atlantike në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.
 
Por krahas mikpritjes nga zyrtarë të lartë Trump po pritet edhe me protesta të cilët kundërshtojnë politikat e deklaruara prej tij.

Një ditë më parë manjati u takua me Papa Françeskan në Vatikan me kryeministrin dhe presidentin Italian e më pas e mbyll turin e tij ndërkombëtar në Sicili ku do të marr pjesë në Samitin e G7.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024