Bruksel, Trump: Vendet e NATO-s
të përmbushin detyrimet financiare

Bruksel, Trump: Vendet e NATO-s<br />të përmbushin detyrimet financiare
Në takimin e tij të parë me udhëheqësit e vendeve të Aleancës së NATO-s Presidenti Trump, kërkoi nga ata që të shtojnë kontributin e tyre për buxhetin e Aleancës, duke i quajtur shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s të pamjaftueshme.
 
Edhe një herë manjati konfirmoi atë çfarë ka kërkuar edhe me parë. 23 nga 28 vendet e Aleancës, tha ai, nuk paguajnë kuotat e tyre të plota. Presidenti po ashtu theksoi se lufta kundër terrorizmit duhet të jetë një përparësi e Aleancës.
 
Presidenti amerikan Donald Trump e përdori fjalimin e tij të inaugurimit të selisë së re të NATO-s për t’u kujtuar vendeve anëtare të Aleancës se duhet të përmbushin detyrimet financiare ndaj aleancës.
 
“E ardhmja e NATO-s duhet të përfshijë një fokus të madh tek terrorizmi dhe emigracioni, si dhe kërcënimet nga Rusia në kufijtë jugorë dhe lindorë të aleancës. Këto shqetësime të thella janë të njëjtat arsye përse kam qenë shumë i drejtpërdrejtë me sekretarin Stoltenberg dhe anëtarë të Aleancës duke thënë se anëtarët e NATO-s duhet të kontribuojnë më në fund në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare”, tha ai.
 
Presidenti Trump konfirmoi para udhëheqësve të NATO-s  në Bruksel se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalin kurrë luftën kundër terrorizmit, duke e quajtur sulmin e Mançesterit të rëndë dhe barbar.ZA

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024