Bruksel, Vasili: Nëse BE hesht
për drogën, do mbetemi te dera

Bruksel, Vasili: Nëse BE hesht<br />për drogën, do mbetemi te dera<br>
Ish- kreu i LSI, aktualisht numri dy i kesaj partie Petrit Vasili, situaten e ndezur politike ne Shqiperi, e ka transferuar dhe ne Bruksel.

Pikerisht aty ku po diskutohet per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, dhe bashkepunimi politik eshte nje nder kushtet themelore per kete ecuri, politika shqiptare bën të kundërtën: sherroset. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte i pranishëm në Bruksel në delegacionin shqiptar të Tryezës së Nivelit të Lartë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Europian.

Vasili tha se Europa nuk duhet të heshtë më, por duhet të flasë në mënyrë direkte për zgjedhjet e blera, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. “Duhen vënë detyra të qarta që të mund të monitorohen ashtu si u veprua për liberalizimin e vizave. Shqiptarët besojnë tek integrimi europian por jo sa më parë”, tha Vasili.

Sipas deputetit të LSI-së, inkurajimi i Europës për ne është pozitiv, por nuk duhet të jetë bashkëjetesë me problemet e rënda të qeverisë që po e bëjnë integrimin një ëndërr të parealizueshme. "Të gjithë duam një integrim europian sa më të shpejtë, por duam edhe një integrim me përmbajtje dhe të merituar. Nëse Europa nuk do të jetë e prerë në zgjidhjen e problemeve që kanë tronditur shoqërinë shqiptare do të mbetemi tek dera e Eruopës, pa hyrë kurrë në të”, tha Vasili. /marrë nga tema.al/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

U dhunua për gjyqin e pronave, Avokati Sokol Mëngjesi 5 ditë në koma tek Trauma, mjekët verifikojnë nesër reagimet e pacientit

U dhunua për gjyqin e pronave, Avokati Sokol Mëngjesi 5 ditë në koma tek Trauma, mjekët verifikojnë nesër reagimet e pacientit