BRUKSEL - Ambasadori i Serbisë në NATO Branislav Milinkoviç i ka dhënë fund jetës. Mediat raportojnë se ai është hedhur nga një platformë e një parkingu makinash në aeroportin e Brukselit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës por deri më tani ishte mbajtur larg vëmendjes së medias. Ministria e Jashtme e Serbisë konfirmoi faktin se 52-vjeçari ka vdekur por nuk dha detaje të tjera për këtë çështje duke u mjaftuar me vlerësimet për punën e tij.
Mediat lokale thanë se ambasadori u hodh nga pjesa e sipërme e parkingut ndërsa ndodhej përpara disa zyrtarëve serbë të cilët ndodheshin në Bruksel, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s. Një diplomat tha se ambasadori u hodh nga platforma në një lartësi prej rreth 8 deri në 10 metra.
Përpara se të emërohej ambasador në NATO, Milinkoviç ishte në Vjenë si ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi. Pavarësisht se Serbia nuk është pjesë e aleancës ushtarake ajo kazyrat e saj në kompleksin e NATO-s.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com