Roja i sigurisë së një centrali bërthamor belg është vrarë gjatë natës të së premtes në Charleroi, në një distancë të vogël nga Brukseli .
Mjeti i tij identifikimit për të hyrë në impiant është vjedhur bën të ditur e përditshmja belge Derniere Heure.

Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit. Sipas tyre shkëmbimi i informacionit mes Athinës dhe Brukselit është problematike.

Gjithashtu nga një operacion blic në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej. Operacioni blic lidhet me atë të së enjtes në Paris që çoi në parandalimin e një tjetër atentati. 

 Situata ende mbetet një mister  jo vetëm pas sulmit ku mbetën të vrarë të paktën 31 persona por edhe sepse tashmë është faktuar se objektivi kryesor i terroristëve ishte centrali bërthamor por planet ndryshuan pas arrestimit të Salah Abdeslam.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)